Me Covid dhe pa sëmundje shoqëruese, 17-vjeçari në Greqi futet në intubim

Një 17-vjeçar tek Kryqi i Kuq, pa asnjë sëmundje shoqëruese ndodhet në intubim për shkak të infektimit me koronavirus.

17-vjeçari duke qenë një pacient i ri, ka shkaktuar panik në Kryqin e Kuq në Greqi.

Adoleshenti u shtrua në spital javën e kaluar dhe deri të dielën qëndroi i shtruar në klinikë, por pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, u vendos menjëherë në intubim.

Ajo çfarë është vënë re nga mjekët janë dëmet e pësuara në mushkëri, po ashtu mediat greke shkruajnë që me ndërhyrjen e mjekësve, pritet në 24 orët e ardhshme gjendja e 17-vjeçarit të përmirësohet./abcnews.al/