Dy të vdekur nga aksidenti i rëndë në këtë qytet shqiptar

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të ndodhur në mesditën e së hënës në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë, në vendin e quajtur “Ura e Gradishtës”.

Në aksident u përfshi A. S., 51 vjeç, banues në Spolat, Lushnjë, i cili duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një makinë tip “Lifan”.

Pikërisht dy personat që po udhëtonin me makinën kineze kanë mbetur të vdekur.

Ndërkohë që mbeten të paqarta rrethanat e aksidentit, policia ka shoqëruar drejtuesi i automjetit “Benz” dhe po kryhen veprimet procedurale.