Duda Balje mund të hyjë në Kuvend në vend të Adriana Hoxhiq

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës bëri të ditur se bazuar në rezultatet e deritanishme dhe nëse vendimet e PZAP-it nuk ankimohen në Gjykatën Supreme dhe kjo e fundit nuk vendos ndryshe, i bie që do të ndryshojë edhe konfiguracioni politik i Kuvendit.

Cakolli në një deklaratë tha se me vendimet e fundit të PZAP-it sa i përket votave të komuniteteve, boshnjak, rom dhe lidhur me votat e një prej kandidatit të AAK-së i është dhënë një drejtim i mbarë i procesit zgjedhor dhe në radhë të parë është siguruar kushtetutshmëria sa i përket përfaqësimit të komuniteteve.

“Bazuar në rezultatet e deritanishme nëse këto vendime nuk ankimohen në Supreme dhe Supremja nuk vendos ndryshe, i bie që do të ndryshojë edhe konfiguracioni politik i Kuvendit. Zonja Adriana Hoxhiq do të mbetet jashtë kuvendit dhe me shumë gjasë pozitën e deputetes do ta zë zonja Duda Balje”, tha ai.