Martohet gruaja më e pasur në botë

Gruaja më e pasur në botë, miliarderja MacKenzie Scott, është martuar me një mësues shkencash në shkollën e fëmijëve të saj, dy vite pas divorcit nga themeluesi i Amazon, Jeff Bezos.

“Dan është një njeri shumë i mirë dhe unë jam shumë i gëzuar dhe i lumtur për të dy ata”, tha Bezos në një deklaratë për shtyp.

Scott, që sipas Forbes ka një pasuri prej rreth 53 miliardë dollarësh, ka deklaruar që më herët se ka si qëllim të japë pjesën më të madhe të pasurisë së saj për kauza të ndryshme bamirësie.