Dy të vdekur nga COVID-19

Kosova ka regjistruar dy të vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit thuhet në raportin ditor të IKSHPK, raporton Mediafokus.info.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 1.056 mostra, prej tyre 166 rezultojnë pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinikë Infektive dhe 1 rast Spitali Pejë).

Numri total i rasteve pozitive është 17.757 nga 86.098 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 661 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 55 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 15.034, kurse numri i rasteve aktive është 2.062.

Rastet pozitive janë nga komunat Prishtinë 86 raste, Gjilan 13 raste, Fushë Kosovë 11 raste, Podujevë 11 raste, Prizren 10 raste, Suharekë 8 raste, Deçan 4 raste, Drenas 4 raste, Pejë 4 raste, Vushtrri 3 raste, Kamenicë 2 raste, Obiliq 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Malishevë dhe Mitrovicë.