Dy të vdekurit në Podujevë janë mërgimtarë nga Malisheva, edhe një fëmijë në gjendje të rëndë
Dy personat që vdiqën në aksidentin tragjik që ndodhi sot në Podujevë, janë mërgimtarë nga fshati Jançishtë e Komunës së Malishevës.
Lajmin e ka konfirmuar Kryetari i kësaj komune, Ekrem Kastrati.
Ai ka thënë se njëri nga fëmijët që ka mbetur i lënduar është në gjendje të rëndë shëndetësore, derisa tjetri i lënduar lehtë.
“Dy qytetarë nga Komuna e Malishevës e kanë humbur jetën në një aksident trafiku. Njëri nga fëmijët është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe tjetri është i lënduar lehtë. Komuna e Malishevës është në ditë dhimbje e pikëllimi për humbjen e tyre. I shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe gjithë qytetarëve”, ka thënë Kastrati për Express.

