Hoti thumbon VV-në: Ky shtet nuk u bë për një ditë, por mund të prishet për një ditë

Kandidati i LDK për kryeministër, Avdullah Hoti, sot nga Mitrovica i çoi një mesazh Lëvizjes Vetëvendosje.

Ky shtet që e gëzojmë sot nuk është bërë për një ditë, por nëse nuk punohet, edhe prishet për një ditë, nëse preken themelet. Me këto procese të prishjes së shtetit jemi marrë vitin e kaluar dhe menjëherë kemi ndërmarrë veprime. Çdo ditë që kalon besojmë që kemi ndërmarrë veprime të duhura”, u shpreh Hoti.

Hoti e kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje që po zhbënë deklaratat e mëparshme.

Ne nuk jemi si të tjerët që përdorin ekspertë për të shlyer deklarata për 15 vjet që i kanë thënë”, tha Hoti.

Madje, ka kritikuar Vetëvendosjen se gjatë bashkëqeverisjes, tentoi të kundërshtojë shumë procese që ishin të mira për vendin.

“Shtëpinë tonë e ndërtuam me Kushtetutën e Kaçanikut, edhe Referendumin për Pavarësi edhe Marrëveshjen e Rambujesë, e edhe kur kemi pranuar Planin e Ahtisaarit . Këta përballë që i kemi, këta të kuqtë i kanë kundërshtuar të gjitha proceset sepse nuk kanë asnjë vizion që qartë. Kemi nënshkruar Marrëveshje në Washington që i heshti të gjithë kritikët”, u shpreh ai.

Sipas Hotit, 14 shkurti do të përmbyllet me fitore të LDK-së.