Dy të vrarë, gjendet e djegur një veturë

Një atentat me armë zjarri ka lënë dy të vrarë në Vlorë, raportojnë mediat atje.

Nga të dhënat e para mësohet se është qëlluar me armë drejt një automjeti në lëvizje në Panaja.

Viktimat janë gjetur brenda në makinë.

Disa minuta më vonë policia ka gjetur një makinë të djegur në Frakull-Fier që dyshohet se u përket autorëve.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e atentatit.