Dy vajza përfundojnë me lëndime në një aksident rrugor

Dy vajza kanë mbetur të plagosura si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Lezhë-Milot.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë një “Volkswagen” me drejtuese, shtetasen E.R., 23-vjeçe, banuese në Mirditë dhe mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.L., 43-vjeç, banues në Lezhë.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe shtetasja A.M., 20-vjeçe, pasagjere, të cilat janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. (foto arkiv)

Njoftimi i policisë

Rreth orës 23:30, të mbrëmjes së kaluar, janë përfshirë në aksident rrugor mjeti tip “Volksëagen ” me drejtuese shtetasen E.R., 23 vjeçe, banuese në Mirditë dhe mjeti tip “Benz ” me drejtues shtetasin M.L.,43 vjeç, banues në Lezhë.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe shtetasja A.M.,20 vjeçe, pasagjere në mjet, të cilat janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.