Dy vdekje të dyshmta, në Prishtinë dhe Kamenicë
Policia e Kosovës ka njoftuar për dy vdekje të dyshimta gjatë ditës së djeshme, raporton gazeta online Mediafokus.info.
Bëhet fjalë për një mashkull në Prishtinë dhe një në Kamenicë.
“Prishtinë 16.12.2020 – 18:23. Raportohet se në rrugë, është gjetur i shtrirë pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës, e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.
“Kamenicë 16.12.2020 – 14:45. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar Në IML për obduksio”, thuhet në raportin 24 –orësh të Policisë./Mediafokus.info/

