Kjo është mjekja psikiatre që thotë se COVID-19 kalohet me duhan

Mjekja psikiatre Alma Hasalami është bërë e njohur pas deklaratës se Covidi nuk është virus, por myk dhe kalohet me duhan.

Këtë herë e ftuar në ABC e Mëngjesit, ajo u shpreh se pasi ka bërë këtë deklaratë, i kanë shkruar shumë kolegë, duhet i thënë se ka shumë të drejtë, por nuk duhet të flasë për të mirën e saj.

“Kam takuar këto 2 javë më shumë njerëz që e kanë kaluar se ata që nuk e kanë kaluar Covid-19. Për ç’arsye do të duan ta bëjnë vaksinën. Në rast se nuk është me detyrim, nuk ka asgjë për mua. Megjithatë janë të qarta gjërat që e gjitha kjo mund të jetë krijuar për rrënimin ekonomik.

Pasi kam shprehur mendimin tim hapur, më kanë shkruar shumë kolegë dhe më kanë thënë:

“Ti ke shumë të drejtë, por mos fol për të mirën tënde”. “Po ta marrim nga ekspertiza mjeko-ligjore, OBSH ka dhënë shumë udhëzime”, tha Hasalami.