Dy vëllezër e bëjnë për spital një person në Leposaviq

Dy vëllezër e kanë rrahur një persona në Leposaviq, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, për çka viktima është dërguar për trajtim nës spital.

LEPOSAVIQ 29.10.2021 – 23:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ka qenë në hapësirat e përgatitjes së ushqimit të shpejtë në Leposaviq është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj (vëllezër) kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore. Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore në shtëpinë e shëndetit në Leposaviq dhe më pas është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë Veriore për tretman të mëtutjeshëm. Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshuarve për 48 orë, mirëpo deri me tani te dyshuarit gjenden në arrati, thuhet në njoftimin e policisë.