Dy vëllezërit Bucaliu vdesin nga COVID-19 brenda tri ditësh
Deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyçi, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se brenda tri ditësh kanë vdekur me COVID-19 dy vëllezërit Bucaliu.
Postimi i plotë:
Mbrëmë mora lajmin e kobshëm se vdiq Adnan Bucaliu, tri ditë pasi i vdiq edhe vëllai, Agroni. Adnani ishte shok e njeri i mirë, me zemër të madhe e të bardhë. Gjithmonë ishte i veçantë, jo vetëm për familjen, por edhe për mua e shoqërinë tonë, përgjithësisht.
Me zemër të thyer u shpreh ngushëllime familjes Buacliu dhe gjithë shoqërisë sonë të përbashkët.
Adnani e Agroni paçin qetësi në botën e përtejshme e të përjetshme, familjes ngushëllime nga thellësi e shpirtit, ka shkruar Bytyçi.

