Në një fermë të pa shfrytëzuar gjenden 29 thasë duhan

Në një fermë të zbrazët në fshatin Stançiq, afër zonës kufitare me Maqedoninë e Veriut, janë gjetur 29 thasë duhan të pa përpunuar. Rasti është referuar si “kontrabandë me mallra”.

Fsh. Stançiq, Gjilan 24.11.2020 – 08:30. Njësia policore gjatë patrullimit me zonën kufitare me Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë hasur në një fermë kafshësh e pa shfrytëzuar për kafshë dhe pas dyshimit kanë bërë kontrollimin e saj, ku gjatë kontrollit kanë gjetur 29 (njëzet e nëntë) thasë me duhan të papërpunuar. Pasi që dyshohet se duhani është i kontrabanduar për mes rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë së Veriut si dhe pronari është duke jetuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me urdhër të prokurorit kujdestar malli (duhani) konfiskohet dhe dërgohet në Doganën e Kosovës, thuhet në njoftimin e policisë.