Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Lipjan

Një person në Lipjan është arrestuar nga policia dhe është ndaluar për 48 orë, pas raportimit nga një qytetar si i dyshuar për dhunim.

Lipjan 23.11.2020 – Ankuesi mashkull kosovar (me 24.11.2020-02:00) ka raportuar se dyshohet që viktimën femër kosovare, e ka dhunuar i dyshuari mashkull kosovar. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë, thuhet në raportin e policisë.