Një vdekje e dyshimtë në QKUK
Një femër e cila ishte dërguar në QKUK më 22 nëntor, ka ndërruar jetë. Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
QKUK, Prishtinë 23.11.2020 – 22:15. Viktima femër kosovare e cila më 22.11.2020-23:15 ishte dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në raportin e policisë.