Dy vëllezërit që u vr*në nga dhëndri dyshohet se janë mërgimtarë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Golluboc të Malishevës, ku dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri para shtëpisë së tyre.
Tragjedia ka ndodhur në një kohë kur familja ende ndodhej në ditë zie për humbjen e babait, raporton lajmi.net
Thuhet viktimat kishin ardhur nga jashtë vendit vetëm katër ditë më parë, për shkak të vdekjes së babait të tyre.
Ndërkaq zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për lajmi.net tha se rasti është raportuar rreth orës 11:30, ndërsa viktimat janë dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë.
“Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vëllezër), janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës. Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes,” ka thënë Elezaj.

