Thyhet vetura me targa të huaja në parkingun e ETC-së , vidhen para e sende në vlerë prej 25 mijë euro

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur sot në parkingun e ETC-së në Podujevë, ku është thyer një veturë.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se pronari i veturës ka denoncuar në Polici se persona të panjohur ia kanë thyer xhamin e veturës dhe i kanë vjedhur nga aty para e sende në vlerë prej 25 mijë euro.

Vetura që u thye, siç mëson Sinjali është me targa të huaja. Të dyshuarit ende s’janë identifikuar, por që Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Kujtojmë se numri i rasteve te tilla është rritur me të madhe dhe më shqetësues është fakti që vjedhjet po kryhen në pikë të ditës, në hapësira publike.