Dy “versionet” e Arben Ahmetit, përmes të cilave zgjedhet Vjosa Osmani presidente

Dy “versionet” e Arben Ahmetit, përmes të cilave zgjedhet Vjosa Osmani presidente. Analisti politik, Arben Ahmeti e ka komentuar zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Ai në një deklaratë për Gazeta Blic tha se zgjedhja e Vjosa Osmanit në krye të shtetit varet nga minoritetet.Megjithatë, shton ai që as Albin Kurti e as bashkësia ndërkombëtare nuk po i japin “zor” që të zgjedhet Osmani president.

“Aktualisht nëse do të kemi president apo javën tjetër varet ekskluzivisht nga minoritetet. Si rezultat i kësaj duhet angazhim i miqve ndërkombëtar në Kosovë”, tha ai për Gazeta Blic.

Sipas tij, një version tjetër është që deputetët e pakënqaur të LDK-së të abstenojnë duke e bërë kuorumin.Mirëpo, shton ai, për këtë të dytën duhet angazhim i madh nga Kurti dhe të tjerët.

“Edhe Kurtin e edhe bashkësinë ndërkombëtare nuk jam duke i parë të angazhohen seriozisht. Uroj që në ditët që kanë mbetur të shohim angazhim të tillë dhe të mos përsëriten zgjedhjet”, thotë ai.

Ndërkohë, dje LDK ka vendosur që të qëndroj në seancë ditën kur zgjedhet presidenti i ri.