Dy vetëvrasje në Kosovë brenda 24 orëve
Dy vetëvrasje kanë ndodhur në Kosovë brenda 24 orëve të fundit. Në Prishtinë, vetëvrasje ka bërë një burrë, ndërsa në Fushë Kosovë një grua.
Prishtinë, 02.03.2023 – 11:29. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në rrethana ende të panjohura është vetëvrarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjekësia ligjore të cilët kanë marrë trupin e pa jetë për Obduksion. Rasti është duke u hetuar.
Fushë Kosovë, 02.03.2023 – 22:45. Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga një objektit banesor. Njësiti policor përkatëse kanë dalur në vendin e ngjarjes, së bashku me ambulancën mjekësore ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit inicohet rasti si më lartë. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Obduksion IML, thuhet në njoftimin e policisë.

