Për një javë policia në Gjilan shqipton 846 gjoba në trafik
Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 30.12.2022-05.01.2023 në vazhdën e implementimit të planeve operative ,,Siguria në trafikun rrugor’’ dhe “Sezoni dimëror” ka shqiptuar 846 gjoba për kundërvajtësit në trafikun rrugor.
Po ashtu në këtë periudhë janë konfiskuar nëntë patentë shoferë.
Policia ka mbajtur dhe do të vazhdojë të mbajë pika të shumta kontrolli të automjeteve në terren me qëllim parandalimi të aksidenteve, veçmas të aksidenteve me fatalitet, thuhet në njoftim.