Dy viktima tjera gjatë natës në Spitalin e Gjilanit
Gjilani ka përjetuar edhe një natë të rëndë në aspektin shëndetësor, duke e zbardhur ditën e sotme me dy viktima tjera.
Mediafokus merr vesh nga burimet e veta se në spitalin e këtushëm kanë humbur betejën me virusin Covid-19 dy persona, një burrë i moshës 79-vjeçare dhe një grua e moshës 80-vjeçare.
Numri i vdekjeve me COVID-19 në Gjilan shkon në gjithsej 74 deri tani. /Mediafokus.info

