Dy vjet pa aktakuzë për Banjskën në Serbi, Radoiçiq me adresë në Beograd

Dy vjet pasi mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë Millan Radoiçiq është ende i lirë dhe me vendbanim të regjistruar në Beograd.

Këtë e konfirmon një përgjigje e Gjykatës së Lartë në Beograd, dhënë Radios Evropa e Lirë, ku thuhet se Radoiçiqit i është zgjatur masa e ndalimit të largimit nga Serbia, me detyrimin që të paraqitet në polici më 1 dhe 15 të çdo muaji.

“Vendimet gjyqësore i dorëzohen të pandehurit rregullisht në adresën e regjistruar të vendbanimit, në territorin e qytetit të Beogradit”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës së Lartë.