Dy zjarre, një i arrestuar

Dy zjarre kanë shpërthyer në komunën e Vushtrisë, ku flakët kanë përfshirë edhe dy objejte të pa banuara.

Në rastin tjetër, ku është arrestuar një i dyshuar, flakët kanë përfshirë një hamullore prej 5 hektarësh.

Raporti i policisë:

Fsh. Studime e Ulët, Vushtrri 21.07.2022 – 13:30. Është raportuar  se nga zjarri është përfshirë  një fushë  me hamullore në sipërfaqe të madhe ku si pasojë nga zjarri janë përfshirë edhe dy shtëpi të pa banuara. Për shkak të rrezikut potencial nga zjarri, njësitë policore nga ai lokacion kanë evakuar 31 banorë të asaj zone. Njësitë e zjarrfikësve e kanë lokalizuar zjarrin, nuk raportohet për të lënduar, rasti nën hetime.

Fsh. Bajskë, Vushtrri 21.07.2022 – 13:00. Është raportuar  se nga zjarri është përfshirë  një fushë (djerrinë) në sipërfaqe rreth 5 hektarë të cilën zjarrë e kanë shuar njësitë e  zjarrfikësve.  Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Nuk raportohet për të lënduar, rasti nën hetime. (foto ilustrim)