Dyshimi i shqiptarit doli i saktë, Kina e pranoi se vaksinat e saj kanë efekt të ultë

Dyshimi i Edmond Isufit ndaj vaksinave kineze, doli i saktë. Isufi e ka bërë testin serologjik dy muaj pasi është vaksinuar dhe nuk ka rezultuar me antitrupa të mjaftueshëm në organizmin e tij.

‘Para dy muajve kam marr vaksinën e ashtuquajtur “kineze”. Sipas bindjes time tanimë është dashur që të kem antitrupa. E bëra testin dhe rezultoi se kisha vetëm 0.4 antitrupa, shumë larg vlerës së duhur”, tha ai dy-tri dite me pare.

Kina e pranoi zyrtarisht se vaksinat e saj kundër koronavirusit kanë një efektivitet të ulët dhe për këtë arsye, shefi i institucionit për parandalimin e sëmundjeve infektuese, u shpreh se po mendohet miksimi i tyre për të krijuar një produkt më të mirë, shkruan Associated Press.

“Vaksinat kineze nuk kanë një nivel mbrojtje shumë të lartë”, u shpreh drejtori i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, Gao Fu në një konferencë në Chengdu.

Aktualisht, Pekini ka shpërndarë miliona doza me vaksinë në shumë vende të tjera mes tyre dhe në Shqipëri dhe gjithashtu nisi një fushatë ku vinte në dyshim efektivitetin e vaksinave të prodhuara në vendet perëndimore.

“Jemi duke marrë në konsideratë nëse duhet të përdorim vaksina të tjera të prodhuara në linja të ndryshme teknike për të çuar përpara procesin e imunizimit”, shtoi Gao, në një deklaratë që nuk është e zakonshme për autoritetet kineze.

Studiuesit brazilianë kanë deklaruar më herët se efektiviteti i vaksinës kineze të prodhuar nga kompania Sinovac arrin deri në 50.4%, krahasuar me 97% që ka ajo e Pfizer. Deri në këto momente, Kina nuk ka miratuar asnjë vaksinë të prodhuar në vende të tjera.