E aksidenton për vdekje biçiklistin

Një person në Ferizaj ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të trafikut me fatalitet, të cilin e ka shkaktuar një veturë.

Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj 27.10.2020-11:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia e ka  goditur viktimën mashkull  kosovar i cili kishte qenë duke drejtuar biçikletën.

Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime, pas tretmanit mjekësor në emergjencën në Ferizaj është dërguar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, thuhet në raportin e policisë.