E aksidenton rëndë këmbësorin në zebra
Një person në Prizren është goditur nga një veturë, derisa ishte duke kaluar rrugën në zebra, shkruan Mediafokus.info
Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 24.12.2020- 09:40. I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet nga pakujdesia në vendkalim të këmbësorve ka godit viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.

