E ashpër Donika Gërvalla: Zoti t’marroftë, Skënder Hyseni!

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka reaguar ish ministrit të Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, i cili tha aludoi se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka qëndrime të ngjashme si të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq.

Gërvalla tha se fytyra e Hysenit është fytyra e vërtetë e atyre që sipas saj, e vodhën, plaçkitën, mashtruan e, e futën në udhë pa krye Kosovën.

Postimi i plotë i Gërvallës:

Ja fytyra e vërtetë e personazheve më të gërditshme të historisë së re të Kosovës, e atyre që e vodhën, e plaçkitën, e mashtruan, e futën në udhë pa krye Kosovën.

Skënder Hyseni dhe plot të tjerë jo vetëm që e çuan LDK-në në 10%, por çdo ditë kujdesen që ta mbajnë të fundosur.

E sa për Kosovën, e kanë treguar me kohë se sa vlerë ka për ta.

Zoti t’marroftë, Skënder Hyseni, për këto fjalë të pafalshme!