E bëjnë për spital qytetarin nga Klina, policia arreston katër persona

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Klinë, pas kanë sulmuar viktimën, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, raporton Mediafokus.info

Lajmi u bë i ditur nga Policia përmes raportit 24-orësh.

 “Fshati Perqevë, Klinë  08.11.2020-12:50. Janë arrestuar katër të dyshuar m/k, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën m/k, të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Mediafokus.info/