Haziri: Faleminderit aleancës së NATO’s që e parandaluan spastrimin etnik të Kosovës

Nënkryetari i parë i LDK’së, Lutfi Haziri, ka kujtuar 22-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO’s, mbi caqet serbe, shkruan Mediafokus.info.

Haziri me këtë rast ka falënderuar SHBA-të, vendet anëtare të BE-së, për Aleancën e NATO-s, të cilët parandaluan spastrimin etnik të Kosovës.

Postimi i plotë:

24 marsi i vitit 1999 ishte ditë e shpresës për popullin e Kosovës, ku pas 78 ditë bombardimesh mbi caqet ushtarake serbe, Kosova u çlirua përfundimisht nga vuajtjet shekullore, e më pas u kurorëzua edhe me Pavarësinë e vendit, më 17 shkurt 2008.

Në këtë përvjetor të fillimit të bombardimeve, shpreh mirënjohjen time të thellë për SHBA-të, vendet anëtare të BE-së, për Aleancën e NATO-s, të cilët parandaluan spastrimin etnik të Kosovës.

Në këtë ditë, e kujtojmë presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova, i cili punoi me tërë qenien e tij që Kosova ta ketë Lirinë, Pavarësinë dhe Demokracinë.