Numër i madh i pacientëve me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Gjilanit

Numër i madh i pacientëve me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Gjilanit, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Në ditën e 389 të përballjes me pandeminë e coronavirusit, në Gjilan aktualisht janë 765 raste aktive, ndërkohë që 110 qytetarë janë në hospitalizim.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i kësaj komune, Lutfi Haziri, pasi e mori vaksinën anti-COVID-19.

Ndërkohë, vetëm në ditën e enjte, tri ekipet e shëndetësisë primare kanë bërë 95 vizita në shtëpi, duke iu dhënë shërbime personave të prekur nga ky virus./Mediafokus.info/