COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, shumë të vdekur e raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut bëri me dije se në 24 orët e fundit 29 persona të tjerë humbën jetën si pasojë e pandemisë së COVID-19.

Autoritetet njoftuan se u kryen 3978 testime prej të cilave 1402 persona rezultuan pozitivë. Vatra më e nxehtë mbetet Shkupi me 603 infeksione.

Që nga nisja e pandemisë në Maqedoninë e Veriut raportohen mbi 131 mijë raste me koronavirus, 3810 prej të cilëve kanë humbur jetën.