Gjykata Speciale thotë se ka siguruar edhe dy paketa me materiale për krerët e UÇK-së

Në Gjykatën Speciale, ka filluar seanca paragjyqësorë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Gjykatësi Nicolas Guillou, para të akuzuarve paraqiti agjendën statusore të kësaj konference.

Ndërsa një prokurore e Zyrës së Prokrurit të Specializuar, tregoi se kanë siguruar edhe dy paketa me materiale për krerët e UCK-së.

“Pas konferencës së fundit, Prokuroria ka nxjerrë edhe dy paketa me materiale… Kemi depozituar një kërkesë tjetër për masa mbrojtëse ndaj këtyre materiale”, tha ajo.