E bija ka probleme mendore, e ëma nuk ndihet e sigurt me te në shtëpi
Një nënë në Skenderaj ka raportuar në polici se vajza e saj ka thyer disa xhama të banesës dhe se nuk ndihet e sigurt të qëndrojë në shtëpi me të.
Skenderaj 25.11.2022-18:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza, e saj e dyshuara femër kosovare me probleme mendore, ka thyer disa xhama të banesës dhe se ajo nuk ndihet e sigurt të qëndrojë me të njëjtin në shtëpi. E dyshuara pas tretmanit mjekësor në QKMF-Skenderaj është dërguar në QKUK në repartin e neuropsikiatrisë, thuhet në njoftimin e policisë.

