Qalaj konfirmon se numri i policëve të sëmurë e kalon shifrën 100

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka konfirmuar të mërkurën se numri i pjesëtarëve të policisë me sëmundje të ndryshme, përfshirë edhe ato psikike, është mbi 100.

Këtë shifër Qalaj e konfirmoi pas vizitës që i bëri kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas tragjedisë së djeshme në këtë komunë, trasmeton Mediafokus.info.

“Ne kemi mjaftë kolegë që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, prej kancerit e deri tek ato psikike. Të gjithë janë duke u trajtuar në aspektin shëndetësor. Varësisht prej sëmundjeve, shumica prej tyre punojnë me detyra të lehtësuara, pa armë. Numri i kolegëve që vuajnë nga sëmundjet e ndryshme e kalon shifrën 100”, ka thënë Qalaj./MediaFokus/