E dashura i rrëmbehet nga ish-i dashuri

Një person në Prishtinë ka njoftuar policinë, duke thënë se e dashura e tij ishte rrëmbyer nga ish-i dashuri dhe për këtë ajo e kishte njoftuar përmes telefonit. Policia e ka lokalizuar të dyshuarin dhe e ka arrestuar. Ai ka deklaruar se viktima kishte shkruar me vetëdëshirë. Rasti po trajtohet si ‘rrëmbim’.

Prishtinë,  30.04.2021-09:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në përmes telefoni ishte njoftuar nga e dashura e tij femër kosovare, se me datën e lartcekur është marrë me dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, njësia e hetimeve ka arritur që ta lokalizojë vendin e ndodhjes së të dyshuarit dhe viktimës dhe ka  arrestuar të dyshuarin.  Gjatë intervistimit, i dyshuari e ka mohuar se nuk e ka marrë me dhunë viktimën, por ajo ka shkuar me vet dëshirë. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i  është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)