E detyron të punojë në market punëtorin me COVID-19
Menaxherja e një marketi në Prishtinë është intervistuar nga policia për ‘mosveprim sipas dispozitave gjatë pandemisë’, pasi nuk e ka liruar nga puna një punëtor të saj të prekur me COVID-19.
Prishtinë, 22.11.2020-11:15. Pas pranimit të informatës se një person pozitiv me Covid 19 është duke punuar në një market, njësiti policor në vendin e ngjarjes ka takuar dëshmitarin mashkull kosovar i cili nga distanca ka deklaruar se nuk i është lejuar pushimi për vetë izolim nga shefi i tij. Lidhur me rastin menaxherja e lokalit e dyshuara femër kosovare është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë.


 
 
						 
						