Pikëllohet Osmani: Lamtumirë mjeshtër i këngës, t`u dëgjoftë zani përherë!

U.D. presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas lajmit për ndarjen nga jeta të doajenit të muzikës shqipe, Ismet Peja, ka thënë se këngët e tij do të mbeten një opus i çmuar për brezat, raporton Mediafokus.info.

 “Robi s`plaket kur vje mosha, robi plaket kur do vetë”. Ky varg i këngës së njohur përmbledhë më së miri ecurinë jetësore të doajenit Ismet Peja, i cili sot mbylli sytë përgjithmonë.

Ai qëndroi për 63 vjet të tëra në skenën muzikore, duke e kultivuar me pasion muzikën e vjetër qytetare, e cila mbeti pa zërin e saj unik.

Këngët e tij do të mbeten një opus i çmuar për brezat, kurse vargu i  kënduar nga ai “Për me le e për më vdekë, zoti ditën ta ka shkru”, do të jetë i përbotshëm!

Lamtumirë mjeshtër i këngës. T`u dëgjoftë zani përherë!”, ka shkruar Osmani, në prifilin e saj zyrtar./Mediafokus.info/