E dhimbshme: 53-vjeçari nuk e përballoi infeksionin me COVID-19

Situatë alarmante me COVID-19. Brenda 24 orëve të fundit, 14 kosovarë e humbin betejën me COVID-19, derisa janë regjistruar 685 raste të reja, raporton Mediafokus.info.

Në mesin e 14 të vdekurve është edhe një 51-vjecar nga Suhareka.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3 raste (81, 74, 62 vjeç), Ferizaj 2 raste (84, 78 vjeç), Kamenicë 2 raste (77, 77 vjeç), Prishtinë 2 raste (79, 69 vjeç), Lipjan 1 rast (74 vjeç), Mitrovicë 1 rast (71 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç), Suharekë 1 rast (53 vjeç), Vushtrri 1 rast (80 vjeç)”, thuhet në raportin e IKSHPK.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 788 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 79.490 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.903.