E dhimbshme: Betejën me COVID-19 e humb edhe një 35-vjeçar

Betejën me COVID-19 në Kosovë e humb edhe një 35-vjeçar, shkruan Mediafokus.info.

Ai është ne mesin e 8 viktimave të coronavirusit, në 24 orët e fundit në Kosovë.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (88, 74 vjeç), Ferizaj 1 rast (69 vjeç), Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (59 vjeç), Pejë 1 rast (58 vjeç), Prishtinë 1 rast (35 vjeç), Prizren 1 rast (70 vjeç)”, njofton IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 103.480 raste nga 514.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.118 raste të vdekjes./mediafokus.info/