E dhimbshme: Betejën me COVID-19 në Kosovë e humb një 49-vjeçar

Betejën me COVID-19 në Kosovë e humb një 49-vjeçar, raporton Mediafokus.info.

49-vjeçari nga Obiliqi është në mesine  12 viktimave të COVID-19 brenda 24 orëve të fundit.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 73 vjeç), Obiliq 2 raste (73, 49 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 74 vjeç), Deçan 1 rast (82 vjeç), Ferizaj 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (63 vjeç), Mitrovicë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Shtime 1 rast (57 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK./mediafokus.info/