E dhimbshme: Kjo është 23-vjeçarja që u vra nga ish-burri në shtëpinë e prindërve të saj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Zhupan të Fierit, ku Elton Meta, 31-vjeçar ka vrarë me armë zjarri ish-gruan e tij, Sabrina Bengaj, 23-vjeçare.
Armando Bengaj, vëllai i Sabrinës, tha se motra kishte qenë duke ngrënë bukë pasi sapo ishte kthyer nga puna, kur në derë të shtëpisë së prindërve në Zhupan të Fierit, ku ishte rikthyer prej një viti, kishte shkuar ish-bashkëshorti.
Çifti ishte divorcuar prej pak muajsh, teksa kjo gjë nuk është pranuar nga i dyshuari, i cili në korrik ishte liruar nga burgu pasi ishte arrestuar për problemet me Sabrinën.


