Vetura godet këmbësorin, i shkakton lëndime të rënda trupore

Një këmbësor ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga vetura, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Prizren, rreth orës 19:00, derisa viktima është duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm.

“Rr. Xhavit Bajraktari, Suharekë  23.01.2021 – 19:00. Ka ndodhur aksident trafiku ku ngasësi i veturës me targa vendore i dyshuari mashkull kosovar nga pakujdesia godet këmbësorin mashkull kosovar dhe të njëjtit i ka shkaktuar aksident me lëndime të rënda trupore. Viktima është ndalur për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Mediafokus.info/