Digjen tri vetura në Malishevë, nuk zbulohet arsyeja

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Malishevë, në mesditën e të shtunës, janë djegur tri vetura, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Sic njofton policia, njëra veturë është djegur tërësisht, ndërkaq dy të tjera pjesërisht.

Ngjarja ka ndodhur në një parking.

“Rr. Ibrahim Mazreku, Malishevë  23.01.2021 – 12:25. Njësitet policore dhe zjarrfikësit pas  pranimit të informatës për një rast zjarri ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë reaguar, ku në një parking ishin duke u djegur disa vetura. Si pasojë e zjarrit, janë djegur një automjet tërësisht, ndërsa dy të tjera pjesërisht. Të lënduar nuk ka, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori i shtetit”, thuhet në raport./Mediafokus.info/

(Foto ilustruese)