Ish-ushtarja e UÇK-së e ftuara e radhës nga Gjykata Speciale

Ish-ushtarja e UÇK-së, Sadete Doda – Shota është ftuar nga Gjykata Speciale. Këtë e bëri të ditur ish-deputetje, Ganimete Musliu.

Ajo do të paraqitet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë me 26 janar.

“Çlirimitaret e Kosovës krenar po përballen me betejën e fundit për Kosovën. Rreshtit Çlirimitar edhe njëher është ftuar ti bashkohet edhe Sadete Doda-SHOTA. Ajo me datën 26.01.2021 do te paraqitet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë.Çlirimitaret do kthehen faqebardhe por si do jetojne me turpin mjeranet qe deponuan dosje në Hage!”, ka shkruar Musliu.