E dhimbshme: Ndahet nga jeta nxënësi i shkollës “Vatra e Diturisë”, Elton Dragobuzhda
Ka ndërruar jetë nxënësi i shkollës “Vatra e Diturisë” në Gjilan, Elton Dragobuzhda.
Lajmin e mortit e ka dhënë faqja e kësaj shkolle.
“Të nderuar nxënës dhe mësimdhënës të ShFMU “Vatra e Diturisë” sot morem lajmin e hidhur se ka ndrru jet nxënësi jonë i klasës 9/2 Elton Dragobuzhda
Varrimi bëhet sot më 20.02.2022 ora 14:50- me Iqindi.
Në emër timin dhe të gjithë mësimdhënësve e nxënësve Famijles Drogobuzhda i shprehim ngushellime e Eltonin zoti e dergoftë në Parajsë edhe pse ne të prisnim që një ditë të na kthehesh në bankat shkollore t’i sot na paske thanë lamtumire përgjithmonë! I lehtë të qoftë dheu i Kosovës!”, thuhet në njoftim.

