Arrestohet një 34-vjeçar, po trasnsportonte armë drejt Kosovës

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Shoshan”, me ç’rast arrestohet një 34-vjeçari i cili po transportone armë zjarri me qëllim trafikimin drejt Kosovës.

Policia sekuestroi 3 armë zjarri (dy automatikë dhe një pistoletë Glock) dhe municion luftarak.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi S. D., 34 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që me automjetin e tij “Volkswagen”, po transportonte dy armë zjarri automatikë, 1 armë zjarri pistoletë tip “Glock” dhe sasi municioni luftarak, në aksin rrugor Shoshan-Bajram Curri, në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtit”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.