E dhimbshme: Nënë e bir nga Vitia humbin jetën në aksident trafiku
Vitia po përjeton sot një një dhimbje tjetër të dyfishtë, pas rastit të Pozharanit, ku javën e kaluar vdiqën brenda ditës nënë e bijë.
Faqja ‘Gjylekari’ sapo ka njoftuar se, në një aksident trafiku, kanë vdekur bashkëshortja dhe djali i Basri Rashit Hajdarit.
Sipas njoftimit, i cili shoqërohet edhe me foto të viktimave, nënë e bir do të varrosen sot në ora 17:00.
Ngushëllime familjes Hajdari nga fshati Skifteraj, u ka shprehur edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
“Bashkëndjejmë dhimbje për humbjen e jetës së dy më të dashurëve tuaj, e nderuara familje Hajdari. Në emër të Institucioneve komunale, por edhe të qytetarëve të komunës së Vitisë, u shprehi ngushëllimet më të sinqerta, në këto momente të rënda që po kaloni. Ngushëllime”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haliti.

