Sulmon ish-bashkëshorten dhe ia dëmton veturën

Një person në  Viti është arrestuar pasi ka sulmuar ish-bashkëshorten dhe në shenje revolte ia ka dëmtuar edhe veturën.

Viti 07.04.2021-15:00. Me 08.04.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi  që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimë femër kosovare dhe në shenjë revolte i ka dëmtuar veturën e saj. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)