Dy persona ndalohen për ‘vjedhje pylli’, u konfiskohen 3 metra dru dhe mjetet transportuese

Një personi në Brestovik të Pejës i është konfiskuar një metër dru, bashkë automjetin, ndërsa një tjetri, në të njëjtin vend, i janë konfiskuar rreth dy metra dru dhe traktori. Rastet do të procedohen për ‘vjedhje pylli’.  

Fsh. Brestovik, Pejë, 28.03.2021-14:00. Gjatë patrullimit, njësia patrulluese ka ndaluar një automjet me targa vendore dhe me drejtues mashkull kosovar i cili në automjet kishte ngarkuar rreth një metër dru për djegie të pa damkosura dhe nuk posedonte dokumente përkatëse. Lidhur me rastin janë informuar autoritetet pyjore. Me urdhër të prokurorit kujdestar, automjeti së bashku me masën drunore konfiskohen.

 Fsh. Brestovik, Pejë, 28.03.2021-13:00. Gjatë patrullimit, njësia patrulluese ka ndaluar një traktor me targa vendore dhe me drejtues mashkull kosovar, i cili në traktor kishte ngarkuar rreth dy metra dru për djegie të pa damkosura dhe nuk posedonte dokumente përkatëse. Lidhur me rastin janë informuar autoritetet pyjore. Me urdhër të prokurorit kujdestar, traktori së bashku me masën drunore konfiskohen, thuhet në njoftimin e policisë.